Telegrafi

YouTube shton filma të rinj në shërbimin e saj për huazimin e tyre

Mirëpo, kohën e fundit Google ka filluar të shtojë edhe filma tradicional dhe të famshëm në listën e saj të filmave në YouTube. Filmat e rinj dhe atraktiv për publikun tani huazohen për çmime që fillojnë nga 1.99 deri në 3.99 dollarë.

Shërbimi i ri i Google në kuadër të shërbimit të saj të famshëm, YouTube, në mënyrë indirekte vjen si një përgjigje ndaj iTunes të Apple, ndërsa i njëjti përfshin edhe produksionet me nam, si Sony Pictures Entertainment, Warner Brothers dhe Universal, të cilat tashmë janë licencuar të ofrojnë filmat e tyre përmes YouTube.

Për më shumë, zëdhënësi i YouTube ka thënë “ne gradualisht jemi duke shtuar titra të rinj në listën e filmave, që nga lansimi i shërbimit për huazimin e tyre, ndërsa tani kemi me mijëra titra të filmave të cilët janë në dispozicion në shërbimin tonë”. / Telegrafi /