Telegrafi

YouTube shpërblen Motrat Mustafa

Foto: Motrat Mustafa/Instagram

Këngëtaret e njohura, Motrat Mustafa, kanë tashmë një numër të madh ndjekësish në kanalin YouTube.

Këngët e saj janë shumë të pëlqyera dhe të shikuara nga fansat, e kjo i ka bërë motrat që të pranojnë një dekoratë nga vet ky kanal.

YouTube ka shpërblyer Motrat Mustafa për arritjen e 100 mijë abonentëve në kanalin YouTube.

Të entuziazmuara për këtë çmim, ato kanë ndarë me ndjekësit në InstaStory pamje të pllakatës së argjendtë të marrë dhuratë.

Foto: Motrat Mustafa/InstaStory

Duket se vërtetësia në klikime dhe këngët me pritshmëri të mira kanë shtyrë kompaninë që t’iu dhurojë atyre këtë mirënjohje.

Përndryshe, “Qika e nanes” mban titullin kënga e fundit që ato sollën së bashku si tetë motra, dhe ia dedikuan nënës së tyre. /Telegrafi/