Një fondacion online i hapur nga YouTube-ri i famshëm turk, Hasan Piker ka mbledhur me sukses një milion dollarë në tre ditë për të ndihmuar përpjekjet e ndihmës dhe operacionet e shpëtimit në Turqi dhe Siri pas një tërmeti katastrofik që goditi të dy vendet.
Komuniteti i themeluar nga YouTube-ri me emrin “HasanAbi”, vuri re se mbledhja e fondeve ishte 20,000 dollarë (18,500 euro) për të arritur shifrën e një milion dollarësh dhe si rezultat, ai dhuroi 20,000 dollarë (18,500 euro). Në total, ai ka kontribuar me 45,000 dollarë (41,700 euro) vetëm nga xhepi i tij.
Tërmetet me magnitudë 7.8 dhe 7.5 të shkallës Rihter shkaktuan vdekjen e mijëra njerëzve në Turqinë juglindore dhe në veriperëndim të Sirisë. Fatkeqësia shkaktoi shkatërrim të gjerë dhe mijëra të plagosur, shkruan AFK Gaming.
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë nëpër rrënoja dhe vendet po nxitojnë ndihma për Turqinë dhe Sirinë e goditur nga tërmeti. Transmetuesi i Twitch, Hasan “HasanAbi” Piker filloi një mbledhje fondesh për të mbledhur para për të prekurit nga tërmetet dhe pasgoditjet.
“HasanAbi” e bëri të qartë se ai po kërkonte organizata që nuk janë të lidhura me qeverinë turke, në mënyrë që fondet të shkojnë drejtpërdrejt për njerëzit në nevojë të madhe.
Organizatat bamirëse që përfitojnë nga mbledhja e fondeve të HasanAbi janë: Ahbap, CARE Turkey, CARE Syria dhe Shoqata AKUT. /Telegrafi/