Telegrafi

YouTube përgatit shërbimin me abonim dhe shikim të videove offline

I quajtur YouTube Music Key, shërbimi do të rivalizojë edhe me shërbimin e kompanisë Google, përkatësisht Google Play Music All Access, i cili thuhet se do të ri-brendohet Google Play Music Key, thuhet sipas një raporti të ri nga Android Police.

Përdoruesve do tu ofrohet një mundësi testimi prej 30 ditë, e cila do të jetë falas për qasje në YouTube Music Key, e cila përmban diskografinë origjinale të artistëve, dhe opsione tjera për tu dalluar nga rivalët e saj që ofrojnë shërbime të ngjashme.

Lidhur me shërbimin e Google ende ka shumë pyetje pa përgjigje, duke përfshirë edhe kohën e lansimit të shërbimit dhe vendet në të cilat do të lëshohet, edhe pse nuk pritet që shërbimi i ri i YouTube të mundësohet në të njëjtën kohë në tregjet evropiane sikurse në SHBA.

Google është nën presionin e lansimit të një shërbimi të suksesshëm të muzikës, ndërsa ka bërë edhe marrëveshjet e licencimit me produksionet e mëdha muzikore, mbase duke i qetësuar dyshimet e këtyre të fundit të cilët patën pretenduar se YouTube po i dëmton të ardhurat e tyre. (Telegrafi)