Telegrafi

YouTube ‘pengon’ personat që kërkojnë video të ISIS

Personat të cilët kërkojnë për terme specifike që lidhen me të ashtuquajturin Shteti Islamik, do të shohin video në të cilat “diskreditohet mitologjia e tyre”.

Nga YouTube kanë deklaruar që dëshirojnë të parandalojnë radikalizmin.

Ngarkimi i videove propaganduese të IS, veçse është në kundërshtim me termat dhe kushtet e kësaj kompanie.