Telegrafi

YouTube Music vjen në Android

Abonentët me pagesë në YouTube Red do të kenë më shumë karakteristika në aplikacion, për dallim prej atyre që shërbimin e muzikës e marrin krejtësisht falas.

Por nëse regjistroheni në YouTube Red për 9,99 dollarë në muaj, ju mund të hyni në më shumë veçori të tilla si muzika pa reklam dhe video spotet muzikore, mundësinë për të dëgjuar muzikë offline dhe një mënyrë për të kaluar në mes të muzikës me video dhe asaj vetëm me audio.

Për momentin, YouTube Music ofrohet vetëm për banorët e SHBA. (Telegrafi)