Në rubrikën Home tani do të mund të shihni rekomandimet dhe listat e përshtatura (customized) të cilat bazohen në historinë tuaj kërkuese në aplikacion.
Në Subscription (abonimet) mund të shihni videot e fundit të kanaleve ku jeni abonuar, ndëra në Accounts mund të shikoni materialet që I keni ruajtur, ngarkuar dhe listuar.
Pamja e re sjell edhe disa mjete për editim, duke mundësuar rregullimin e videove prej telefonit deri në ngarkim tek kanali juaj.
Për të interesuarit e xhirimit të videove portret, aplikacioni tani mundëson lëshimin e videove vertikale në ekran të plotë (full-screen). (Telegrafi)