The Next Web raporton se kompanitë kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët sot, duke thënë se "ata janë duke punuar së bashku për të përditësuar aplikacionin e ri të YouTube për Windows Phone, duke mundësuar përputhjen me kushtet dhe rregullat e përgjithshme të YouTube API, duke përfshirë edhe reklamat, të cilat do të vijnë në javët e ardhshme."
Pasi palët të përfundojë aplikacionin e ri, Microsoft do ta largojë aplikacionin e YouTube të krijuar nga dyqani virtual i aplikacioneve të Windows Phone. Aplikacioni që Microsoft kishte bërë për YouTube nuk i mbështeste reklamat në shërbim. / Telegrafi /