Telegrafi

YouTube HD në Android 2.2+

Aplikacioni i ri sjell përkrahjen për streaming të përmbajtjeve HD dhe në versionet e vjetra të sistemit operativ, derisa funksionaliteti i përmendur qysh në fillim ishte në dispozicion për ata të cilët në tabletët e vet kishin Android Honeycomb ose Ice Cream Sandwich.

Përkrahja për përmbajtjet HD në versionin e fundit të aplikacionit YouTube ka të bëjë me pajisjet me Android Froyo (2.2) dhe Gingerbread (2.3), edhe pse këtë mundësi nuk e kanë të gjitha por disa nga pajisjet – shfaqja e përmbajtjeve përkrahet në mënyrë dinamike varësisht nga madhësia e ekranit në tablet ose telefonin e mençur. Aplikacioni mund të shkarkohet nga Android Market. /Telegrafi/