Site icon Telegrafi

YouTube dhe UMG do të përmirësojnë rreth 1,000 video muzikore të vjetra

Në kohën teknologjike, nuk mund të gjeni të njëjtin vëllim të videove muzikore kudo tjetër sikurse në YouTube.

 

Është një nga shërbimet kryesore në internet për të dëgjuar muzikë, pasi është pa pagesë të shikosh video në platformë dhe mund të gjesh çfarëdo kënge.

 

Megjithatë, shumë nga videot muzikore janë nga ditët e kaluara me pamjet e dedikuara për televizorët e vjetër.

 

Kjo e rrënon përvojën në pajisjet moderne, kështu që këtyre videove mund t’u nevojitet një përmirësim. YouTube tani po bën diçka për këtë.

 

Kompania do të përmirësoj pothuajse 1,000 video muzikore të Grupit Universal Music.

 

YouTube dhe Universal Music Group po punojnë së bashku për të rikthyer disa video muzikore në mënyrë që ato të jenë në “cilësinë më të lartë në dispozicion të videos dhe audios”.

 

Më shumë se 100 video muzikore klasike tashmë janë rimasterizuar dhe tashmë janë të disponueshme në YouTube.

 

Ato përfshijnë këngë nga Billy Idol, Janet Jackson, Tom Petty, Beastie Boys, Lady Gaga, Lionel Richie dhe më shumë.

 

Të dy kompanitë janë plotësisht të angazhuara për të rimasteruar rreth 1,000 video muzikore, me tituj të rinj duke u shtuar çdo javë gjatë vitit të ardhshëm.

 

Të gjithë 1.000 titujt pritet të jenë në dispozicion në YouTube para fundit të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

 

Exit mobile version