Site icon Telegrafi

YouTube dëshiron të largoj përmbajtjen e dyfishuar nga platforma

Shumë prej nesh kemi hasur në përmbajtje të ndryshme në YouTube të cilat thjesht duket të jenë grumbullime të videove tjera dhe përmbajtjeve të marra nga burime të tjera. Disa prej këtyre videove kanë arritur të grumbullojnë qindra e mijëra shikime, dhe disa janë të monetizuara, gjë që duket pak e padrejtë për disa krijues të cilët në fakt krijojnë përmbajtjen e tyre.

Ekipa e YouTube është e vetëdijshme për këtë dhe në një postim në forumet e tyre, kompania ka njoftuar se do të largojnë atë që ata e quajnë “përmbajtje dyfishuese”. Në thelb, YouTube dëshiron të frenojë abuzimin nga disa krijues të cilët bashkojnë video të ndryshme pa shtuar më shumë nga përmbajtja e tyre.

YouTube vëren se kjo nuk do të thotë që krijuesit nuk mund të krijojnë video të tilla, por më mirë do të preferonin që krijuesit të përpiqeshin dhe të bënin më shumë përpjekje për të bërë video origjinale, të tilla si shtimi i komenteve personale, narrativës, vlerave arsimore, redaktime me cilësi më të lartë, e kështu me radhë.

Sipas YouTube, “është e rëndësishme të theksohet se ‘përmbajtja dyfishuese’ nuk është vetëm për të drejtën e autorit. Fryma e kësaj politike të YPP është që të sigurohemi që ne jemi duke lejuar vetëm kanalet në program kur përmbajtja shton vlerë dhe është origjinale dhe relevante. Nëse ngarkoni përmbajtje nga burime të shumëfishta ose krijoni diçka ndryshe prej përmbajtjes ekzistuese, mund të jeni akoma legjitim për YPP, për aq kohë sa jeni duke kontribuar në vlerën e asaj përmbajtje në një farë mënyre. ” /Telegrafi/

Exit mobile version