Telegrafi

YouTube bllokon projektin e ri të Butrint Imerit (Foto)

Rrjeti social i videove, YouTube, ka bllokuar projektin e ri të Butrint Imerit.

“Bella” titullohet projekti i ri i Butrint Imerit, i cili është pritur mirë në orët e para.

Por, tash YouTube ka bllokuar këtë videoklip, për shkak të thyerjes të të drejtave autoriale dhe pas një apeli të bërë nga Acromax.

Lexo po ashtu Producenti Nurteel akuzon Butrint Imerin për thyerje të të drejtave autoriale

Besohet se kjo është bërë nga Acromax me kërkesë të producentit Nurteel, i cili me anë të një deklarate publike gjatë ditës akuzoi Butrintin për thyerje të të drejtave autoriale.

Tash mbetet të shihet cili do të jetë reagimi i kompanisë AVD Digital që adiministron me krijimtarinë artistike të këngëtarit. /Telegrafi/