Ashley Young do të largohet nga Manchester United.
Mesfushori anglez nuk është preferuar nga trajneri portugez Jose Mourinho.
Kësisoj ish-reprezentuesi i Anglisë ka treguar se do të largohet nga United gjatë afatit kalimtar të dimrit.
E ardhmja e tij pritet tëjetë përsëri në Ligën Premier ku kanë shprehur interesim tri skuadra.
31-vjeçari po kërkohet nga Everton, Swansea City dhe West Bromwich Albion.
Kontrata e tij me Unitedin skadon në vitin 2018, mirëpo ai mund ta prishë atë me marrëveshje dhe të largohet si futbollist i lirë nga ‘Old Traford’. /Telegrafi/