Ndërmarrësia dhe inovacioni konsiderohen si pikat më të rëndësishme për të përmbushur sfidën e krijimit të vendeve të punës për të rinjtë në Kosovë.
Në këtë drejtim, Banka TEB ka krijuar Programin e Ndërmarrësve të Rinj (Young Entrepreneurs Program), i cili së shpejti do të ofrojë shërbime financiare të kombinuara me ato jo-financiare (trajnim, edukim financiar, këshilla për menaxhim biznesi, monitorim dhe mbështetje) bizneseve të reja dhe ekzistuese me pronarë të rinj. Programi i Ndërmarrësve të Rinj do të ofrojë një sërë shërbimesh për nevojat e ndërmarrësve të rinj në faza të ndryshme të zhvillimit të biznesit të tyre.
Kompanitë/idetë që aplikojnë për program do të kenë një mundësi për të qenë pjesë e një udhëtimi tre-mujor të përgatitjes që do të sigurojë mbështetjen e nevojshme financiare dhe jo-financiare.
Qëllimet e Programit:
– Krijimi i inkubatorit për biznese “Entrepreneur House”
– Afrimi i bankës me ndërmarrësit e rinj
– Ofrimi i produkteve dhe shërbimeve që adresojnë problemet e tregut për ndërmarrësit e rinj
– Ndikim në rritjen e vazhdueshme dhe organike të tregut,
– Implementimi i zgjidhjeve inovative
Nëpërmjet të këtij programi dhe “Entrepreneur House”, Banka TEB do mbështes rritjen e ndërmarrjeve vendase duke u ofruar produkte kreditore, qendër për të zhvilluar idetë e tyre (inkubator), mundësi rrjetëzimi dhe kurrikule të krijuar nga mentorët me përvojë në sektorë të ndryshme.
Për më shumë informata, na kontaktoni në ye@teb-kos.com.