Site icon Telegrafi

Young debuton me asistim te Interi, shënon Lautaro

Ashley Young ka debutuar me asistime me fanellën e skuadrës së tij të re, Interit.

Anësori anglez u transferua para disa ditësh te Interi nga Manchester Unitedi për një shifër të raportuar prej 1.5 milion eurosh.

Sot (e diel), Young e ka parë veten si titullar në ndeshjen që Interi po e zhvillon në Giuseppe Meazza ndaj Cagliarit.

Anglezi është familjarizuar shpejt me fanellën zikaltër dhe ka gjetur asistimin e parë vetëm 29 minutave lojë në debutim.

Young ka bërë një harkim të mirë nga e djathta, ndërsa Lautaro Martinez ka shënuar për epërsinë 1-0 të Interit.

34-vjeçari tashmë ka më shumë asistime te Interi sesa te Unitedi në 12 ndeshje këtë sezon. /Telegrafi/

https://twitter.com/Inter_Memes/status/1221403704152248320

Exit mobile version