Manchester Unitedi fitoi me rezultat 1-0 ndaj Tottenham Hotspurit në Ligën Premier.
Më meritori për këtë fitore të Djajve të Kuq ishte portieri David De Gea, i cili bëri 11 pritje në pjesën e dytë.
Pas paraqitjes fantastike nga spanjolli, Ashley Young mendon se 28-vjeçar është portieri më i mirë aktualisht në botë.
“Mendoj kjo (paraqitja ndaj Spurs) është arsyeja pse ai është numër një në botë. Për mua ai është portieri më i mirë në botë”, ka thënë anglez shkurt pas ndeshjes.
Me 11 pritjet ndaj Spurs, asnjë portier tjetër në Ligën Premier nuk ka më shumë pritje këtë sezon deri më tani.
Pas kësaj fitore Man Utd renditet në vendin e gjashtë me 41 pikë, ndërsa në xhiron e radhës do të luajnë kundër Brightonit.
Vlen të theksohet se Djajtë e Kuq nuk dinë për humbje në kampionatin elitar anglez që kur kanë emëruar Ole Gunnar Solskjaer. /Telegrafi/