Site icon Telegrafi

Young Boys pret Romën në kryeqytetin zviceran, formacionet zyrtare

Young Boys Bern dhe Roma do të përballen në ndeshjen e parë të Ligës së Evropës për edicionin e ri.

Dy skuadrat e mëdha evropiane janë në Grupin A dhe favorit për të kaluar tutje.

Trajneri i Romës, Paolo Fonseca i ka dhënë hapësira disa lojtarëve që nuk kanë luajtur shumë në Serie A.

Kësisoj lojtarët si Rick Karsdorp, Federico Fazio, Juan Jesus apo Gonzalo Villar janë nga minuta e parë.

Titullar në këtë sfidë për Romën është edhe mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla.

Trajnerët e dy ekipeve kanë publikuar formacionet zyrtare, teksa do të luajnë me sistemin 3-4-3.

Formacionet zyrtare:

Young Boys: Von Ballmos, Burgy, Lustenberger, Zesiger, Hefti, Rieder, Sierro, Maceiras, Fassnacht, Nsame, Ngamaleu.

Roma: Lopez, Jesus, Fazio, Kumbulla, Peres, Karsdorp, Cristante, Villar, Pedro, Perez, Mayoral.

/Telegrafi/

Exit mobile version