Një nga ekspozitat më të rëndësishme ”Young Balkan Designers” që e bashkon sektorin e dizajnit në rajon, do të prezantohet përsëri në Shkup, në Skopje Design Week, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë 15 zgjidhje inovative për skenën rinore dizajnuese në Ballkan, ndërkaq tema e ekspozitës është ”New Analogue”.
Pritet që të prezantohen prodhime që përmbajnë prekjen njerëzore me procesin e dizajnimit dhe prodhimit, duke e ndërlidhur me materiale, artizanate dhe teknika të përpunimit që janë pjesë e traditës kulturore ballkanike.
Skopje Design Week do të mbahet nga 23 e deri më 27 nëntor në Qendrën për dizajn dhe inovacion ”Dhoma publike” në Shkup./Telegrafi/