Site icon Telegrafi

Yonghong Li refuzon një ofertë për blerjen e Milanit, bordi po studion mënyrat për t’i larguar pronarët kinezë

Bordi i Milanit thuhet se po studion mënyrat për të rrëzuar nga froni pronarët kinezë, pasi që Yonghong Li thuhet se ka hedhur poshtë një ofertë blerje prej 450 milionë eurosh.

Rossonerët do të sanksionohen nga UEFA për shkak të Fair Play Financiar, ku organi qeverisës do të vendosë të mos iu ofrojë atyre një marrëveshje zgjidhjesh.

Si klubi ashtu edhe pronari janë në borxh ndaj fondit të mbrojtjes U.S., Elliott Management, i cili financoi marrjen e klubit nga kinezët në prillin e kaluar.

Lexo po ashtu Milani nuk merret vesh me UEFA-n, rrezikon të përjashtohet nga Liga e Evropës

Nëse fondi nuk paguhet deri në tetor, ata mund të marrin kontrollin e drejtimit të klubit.

Fassone së bashku me pranarët e Milanit (Getty Images)

Sot (e diel) mediumi italian La Repubblica ka raportuar se Li ka refuzuar një ofertë blerje prej 450 milionë eurosh nga Dubai, që mendohet të jetë Mohammed Al-Falasi, i cili do të zgjidhte borxhin ndaj Elliot.

Por, anëtarët e bordit kinez: Yonghong Li, Han Li, Lu Bo dhe Xu Renshuo, nuk do të dëgjojnë për oferta më të ulëta se 750 milionë euro për Rossonerët.

Lexo po ashtu Milan i jep ultimatum deri më 4 prill presidentit Yonghong Li

Si rezultat, drejtori Marco Fassone u takua dje (e shtunë) me Marco Patuano dhe Paolo Scaroni për të studiuar mjetet ligjore për të izoluar kinezët.

Prandaj, klubi është ndarë në mënyrë efektive në dy fraksione ndërluftuese dhe gjatë ditëve apo javëve të ardhshme mund të kemi të reja rreth Milanit. /Telegrafi/

Exit mobile version