Lajmet për Milanin në kohët e fundit janë të shumta, pasi njëra nga kompanitë që drejtohet nga presidenti i Milanit, Yonghong Li, ka bankrotuar.
Por më e keqja duket se ka kaluar pasi një transferim bankar prej 10 milionë euro është në rrugën.
Por zërat nuk kanë të ndalur për Rossonerët, pasi problemet ekonomike të presidentit të Milanit, Yonghong Li, kanë ‘prodhuar’ edhe kuota në baste.
Në bastoren ‘Sisal Matchpoint’ ju mund të vëni bast që Rossonerët mund të bien ën Serie B gjatë sezonit 2020/21.
Madje edhe kuota nuk është e madhe, pasi me një euro bast, mund t’i fitoni vetëm 50.
Në rast se kjo ndodh që Milani të bie në Serie B, atëherë do të ishte rënia e tretë.
Së pari kishin rënë në sezonin 1980 për shkak të skandalit të basteve, ndërsa pas dy vitesh në vitin 1982, kishin rënë nga liga në mënyrë sportive.
Por kjo bastore ka edhe baste të tjera interesante. Në ‘Sisal Matchpoint’ mund të vësh pas që Milani e fiton Ligën e Kampionëve deri në vitin 2021.
Në rast se vë bast një euro, atëherë do të fitosh 33./Telegrafi/