Yoga përfshinë një pako të veçantë të dobive shëndetësore si: krijimin e forcës, përmirësimin e funksionit të zemrës e mushkërive, si dhe përmirësimin e shëndetit mendor.
Sot mund të shohim shumë njerëz që në përditshmëri merren me yoga, sepse duke bërë yoga zgjatja e muskujve ndryshon përmbajtjen e tyre të sasisë së ujit duke i bërë ato më elastike. Me kalimin e kohës gjatë zgjatjeve stimulohen qelizat që rigjenerojnë kolagjen dhe ndërtimin e muskujve më të forte.
Yoga stimulon qarkullimin e oksigjenit, gjë që ndihmon personat me muskuj të dobët të zemrës dhe gjithashtu ul tensionin e gjakut dhe redukton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Veç dobive fizike ka edhe shumë dobi në aspektin mendor, pasi largon simptomat e depresionit, ankthit, stresit sikurse edhe medititmi.
Klodian Murati, ka mbi 12 vite që jep mësime yoga dhe meditimi. Duke përfshirë motivimin, ushqimin e mirë dhe beson fort në impaktin pozitiv që ajo ka, për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe rritjen e performancës së çdo individi në familjen e tij, në punë dhe në shoqëri!
Rezervo vendin tënd në: konventa.denisgafuri.com