Telegrafi

Yndyrat e mira shkaktojnë sëmundje në zorrë

Acidi linolik është një acid i pangopur yndyror i cili gjendet në shumë ushqime, veçanërisht në vajin e lulediellit dhe të sojës.

Ky acid esencial në organizëm shndërrohet në acid arakidonik, i cili është pjesë e membranës së qelizave në zorrë. Por kjo e fundit po ashtu mund të shndërrohet edhe në substancë inflamatore, andaj besohet se nivelet e larta të acidit arakidonik janë përgjegjëse për ulcerën e zorrëve.

Por, studiues të tjerë mendojnë se njerëzit të cilët konsumojnë sasi të larta të acidit linolik, në përgjithësi kanë shprehi të këqija të ushqimit, andaj është e mundshme që sëmundja të jetë e shkaktuar edhe nga faktorë të tjerë.