Sa herë jeni dëshpëruar për shkak të madhësisë së vitheve tuaja dhe keni provuar një sërë ushtrimesh për vithe deri në kufijtë e qëndresës?
Nëse u besohet shkencëtarëve të Oksfordit, mbase nuk duhet të shqetësoheni aq shumë. Ata pretendojnë se vithet e mëdha janë pasqyrim i shëndetit, sepse dhjami në atë zonë i bën mirë trupit…
Por mos u relaksoni tani, sepse kjo nuk ka asnjë lidhje me mbipeshën që është edhe më e dëmshme për shëndetin tuaj, shkruan Cosmopolitan, përcjell Telegrafi.
Problem është, nëse trupi juaj është në formë dardhe, ju nuk jeni më të lumtura se ato trupi i të cilave është në formë molle vetëm sepse do ta keni më të lehtë të gjeni rroba që ju përshtaten, por edhe sepse dhjami që grumbullohet në trupin tuaj, sidomos në kofshë dhe vithe, është në tampon zonën e gjërave për yndyrat.
Yndyra e vitheve, ndryshe nga yndyra e belit, ul nivelet e kolesterolit dhe mbron nga diabeti.
Përfundimi i shkencëtarëve të Oksfordit në lidhje me dhjamin e shëndetshëm të vitheve është një arsyetim dhe ngushëllim i mirë nëse nuk mund të ushtroni ose nëse shumë stërvitje dhe një dietë e shëndetshme nuk jep fryte, apo jo?
Por mos u bëni shumë dembele. Ushtrimet dhe një dietë e shëndetshme i bëjnë mirë shëndetit tuaj. /Telegrafi/