Telegrafi

Yndyra çrregullon gjumin

Duke matur cilësinë e gjumit dhe periudhën e të qëndruarit zgjuar te minjtë, të cilët për tetë javë rresht kishin marrë ushqim të pasur me yndyrë, më pas ishte zbuluar se minjtë me një ushqim të tillë flenë më gjatë, por gjumi u ndërpritet më shpesh.

Ky hulumtim është botuar edhe në Annual Meeting of the Society for the Study of Ingestive Behavior. Koha e gjumit ishte shtuar gjatë ditës që theksohet te personat që vuajnë nga mbipesha.

Cilësinë e dobët të gjumit ekspertët e shpjegojnë me zvogëlimin e një substance në tru, oreksinë, e cila është përgjegjëse për stabilizimin e gjumit dhe gjendjes së të qëndruarit zgjuar.

Sipas shkencëtarëve ky është një hap pozitiv rreth zbulimit se çfarë ndikon negativisht në çrregullimin e gjumit. /Telegrafi/