Lëvizja Vetëvendosje pranon një bashkëpunim paszgjedhor më LDK-në. Por, kjo sipas liderit të kësaj lëvizjeje mund të jetë e mundur vetëm me një LDK të reformuar.
Visar Ymeri në Rubikon të KTV-së ka thënë se reformim është LDK-ja e një krahu progresist çka tash është e pamundur të duket si pasojë e pozitës që ka në pushtet.
E kjo sipas Ymerit vjen vetëm pas zgjedhjeve dhe dinamikës që sjellin rezultatet zgjedhore.
“Jo me Isa Mustasfën”, përfundoi Ymeri.
Kësisoj kishte deklaruar edhe sekretari organizativ i kësaj partie Dardan Molliqaj kur kishte prezantuar rezultatet e një sondazhi që nxirrte VV-në si partinë e parë në vend.