Site icon Telegrafi

Ymeri: Me shkarkimet e bordeve, LVV ndërtoi sentimentin e hakmarrjes

Ish-deputeti PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Visar Ymeri ka komentuar shkarkimin e bordeve nga ana e Qeverisë Kurti.

Ymeri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje do të mbahet në mend për shkarkimet që u ka bërë bordeve.

Ai thotë se nuk mund të konsideroj nëse këto shkarkime kanë qenë të mira apo të këqija edhe për shkak të emërimeve pasuese në këto borde, përcjell telegrafi.

“Me këto shkarkime ndërtohej një lloj sentimenti i hakmarrjes që po u hyjmë fshisë të gjithëve e pastaj vijmë ne. Ky është diskursi problematik i fshesës. A do të duhej të shkarkoheshin bordet? Padyshim se po se ishin emëruar nga subjektet politike. Por kjo nuk duhej të bëhej në mënyrë selektive. Jo të gjithë duheshin shkarkuar”.

Ymeri thotë se është e vërtet që një pjesë e të emëruarve në borde nuk kanë pasur fare kualifikime të duhura për ato pozita.

“Megjithatë mund të ketë persona partiakë në borde por që mund të kesh shumë dobi nga ata”.

Ish-deputeti i PSD-së thotë se nëse Vetëvendosje ka pasur qëllim vendosjen e njerëzve të saj në borde është një gabim i madh./Telegrafi/

Exit mobile version