Site icon Telegrafi

Ymeri i PSD-së: Me PDK-në s’bëjmë koalicion

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka folur për raportet e partisë së tij me subjektet e tjera politike në vend.

I pyetur në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se a mund të ndodhë lidhja e një koalicioni mes PSD-së dhe Partisë Demokratike të Kosovës, Ymeri është përgjigjur negativisht.

“Me PDK-në s’bëjmë koalicion”, është shprehur ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Konsiderojmë se me gjerësinë e kapjes së shtetit, që e ka dizajnuar vetë, është dëmi më i madh që po i ndodh Republikës”, ka deklaruar Ymeri.

PDK duhet të shkojë në opozitë sa më parë, ka theksuar Ymeri.

“Pastaj mund të flasim për një demokraci të mirëfilltë”, është shprehur ai.

Exit mobile version