Site icon Telegrafi

Ymeri: Procesi i rekrutimit të noterëve të rinj të hetohet nga shteti dhe të vlerësohet nga partnerët zviceran

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka thënë se procesi i rekrutimit të noterëve të rinj duhet të hetohet nga shteti dhe të vlerësohet nga partnerët zviceran.

Ymeri në një shkrim të bërë në Facebook ka shkruar se, procesi i rekrutimit të noterëve të rinj që organizohet nga Ministria e Drejtësisë duhet të hetohet nga organet përgjegjëse të Republikës së Kosovës dhe të vlerësohet nga partnerët e Ambasadës së Zvicrës, të cilët kanë merita për ndërtimin e sistemit noterial në Kosovë, transmeton Telegrafi.

Tutje deputeti ka pohuar se, procesi i tanishëm i rekrutimit të noterëve të rinj ka prirje ta komprometojë sistemin e noterisë që u ndërtua me kredibilitet të brendshëm dhe të jashtëm, kryesisht falë ekspertëve zviceran të Institutit për Studime të Larta Noteriale (I-H-N).

Në fund, Ymeri ka theksuar se pavarësia politike e sistemit të noterisë është parakusht për garantimin e një sistemi funksional dhe bashkëkohor noterial që i shërben shtetit të së drejtës, përforcimit të aparatit gjyqësor dhe konsolidimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version