Site icon Telegrafi

Ymeri: Po vdes drejtësia, të burgosurit e dëshmitarët

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka folur pas vdekjes së të burgosurit Naser Makolli që këtë të hënë ka ndërruar jetë në Burgun e Lipjanit.

“Naser Makolli ishte ndër të fundit që e kishte parë Astritin të gjallë. Dhe ndër të parët që e kishte parë frymën e fundit të tij”, ka shkruar Ymeri në llogarinë e tij në Facebook.

“Sot as Naseri nuk është më. Familjes së tij ngushëllime. Edhe Naseri vdiq në burg. Të vërtetën që e kishte parë ai nuk e dimë. Por a e din prokuroria?”.

“As këtë nuk e dimë. Sepse as prokurori kurrë nuk tregoi të vërtetën për vdekjen e Astritit. Aq më pak po e heton rastin për ta sjellë drejtësinë në vend. Me këtë pushtet kriminal e të padrejtë, drejtësia po vdes. Sikur të burgosurit. Sikur dëshmitarët”, ka përfunduar Ymeri.

Exit mobile version