Përfaqësues të Vetëvendosjes janë shprehur të pakënaqur lidhur me ndarjen e temave që do të debatohen në mbledhjen e parë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ishte ai që është shprehur i pakënaqur me ndarjen e temave që do të debatohen në këtë takim nga ana e VV-së.
Ymeri tha se VV-së i është caktuar vetëm një temë dhe se kjo është e padrejtë. Ai kërkoi të sqarohet se në bazë të cilave kritere janë caktuar temat dhe deputetët që do të flasin.
Xhavit Haliti nga PDK-ja tha se kjo është bërë pasi që Vetëvendosja ka munguar në takimet e Komisionit dhe nuk kanë qenë të sigurt nëse VV-ja do të marrë pjesë në këtë Komision.
Ndërsa e konsideron të përgjegjshëm vendimin e VV-së për të marrë pjesë në këto takime, duke pasur parasysh qëndrimet e tyre politike, transmeton KosovaPress.
Ymeri tha se këto argumente nuk qëndrojnë dhe se ndarja e temave është bërë në mënyrë te padrejtë.
Anëtare e re e këtij Komisioni është edhe Donika Kadaj- Bujupi, e cila nga Vetëvendosje e zëvendëson Ilir Dedën.