Telegrafi

Ymeri në Shtërpcë: Më 11 qershor do të merr fund sakatosja e Republikës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për deputet, Visar Ymeri, gjatë fushatës në komunën e Shtërpcës, është shprehur se qeveria e kaluar i ka dhënë mundësi strukturave paralele të Serbisë që të funksionojnë në këtë komunë.

“Sot kemi vendbanime në Kosovë në të cilat situata është sikurse para viteve të 90-ta, e kjo është pasojë e këtij sistemi që ka qeverisur me shtetin”, ka thënë Ymeri, transmeton Telegrafi.

Ymeri ka theksuar se është mirë që po vjen 11 qershori, sepse sipas tij ky 11 qershor “do të jetë fundi i këtij pushteti, do të jetë fundi i sakatosjes së Republikës”.

Ymeri theksoi se në të gjitha tubimet që po i mbajnë nëpër Kosovë, kudo njerëzit po i shohin të bashkuar dhe të entuziazmuar.

“Po e presin më shumë 12 qershorin kur Lëvizja Vetëvendosje do t’ia jap popullit kryeministrin e vet, kryeministrin Albin Kurtin”, ka thënë Ymeri.
Ymeri ka bërë thirrje që më 11 qershor të bashkohen, dhe që të votojmë numrin 35, të votojmë Lëvizjen Vetëvendosje. /Telegrafi/