Telegrafi

Ymeri: Kurrë nuk do të harrohet sakrifica e familjes Jashari

Drejtues të lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”.

Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha kurrë nuk do të harrohet asnjëherë sakrifica e familjes Jashari dhe do të jenë në shërbim të atdheut.

“ S’do ta harrojmë asnjëherë por duhet ta përjetësojmë sakrificën e familjes Jashari se si duhet të fitohet  liria dhe të jemi në shërbim të atdheut. Kjo familje na e ka mësuar këtë gjë”, tha lideri i Vetëvendosjes.

Ymeri gjithashtu tha se Kosova nuk është siç kanë kërkuar dëshmorët e Kosovës, kjo pasi sipas tij, politikanët e kanë shndërruar Kosovën në një plaçkë për interesa të veta. /Telegrafi/