Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, vazhdimisht nëpër emisione ka deklaruar se Partia Socialdemokrate nuk ka më shumë se dy-tre për qind të votave.
Këtyre komenteve u është përgjigjur nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri.
“Mendoj e këtu po bëhet një keqlexim i qëllimshëm, ose një lloj propagande karshi Partisë Socialdemokrate, duke u thirrur në disa sondazhe anonime, në mënyrë që të krijohet përshtypja edhe brenda anëtarësisë së Vetëvendosjes edhe tek qytetarët se PSD-ja nuk do të ketë sukses elektoral”, ka pohuar Ymeri, në Zona B në Klan Kosova.
“Forma të tilla propaganduese nuk është se po i shohim për herë të parë, por ka një kontradiktë në këtë diskurs”.
“Nuk ka paraqitje publike nga Vetëvendosje e që nuk e shpenzojnë një pjesë të madhe nëpër emisione duke e sulmuar PSD-në, nëse jemi të parëndësishëm përse merreni me ne. E nëse merreni me ne, atëherë qenkemi të rëndësishëm”, tha ai.