Site icon Telegrafi

Ymeri: Kosova në MSA më shumë shihet si pjesë e Serbisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, tha sot në se politikanët tanë dhe institucionet e vendit anëtarësimin në BE e kanë shndërruar në një mit.

Ai ka thënë se nuk është e vërtetë se Kosova është afër BE-së dhe ka shtuar se MSA-ja ka probleme me BE-në, sepse sipas tij Kosova në MSA më shumë shihet si pjesë e Serbisë sesa si shtet i ndarë.

Duke u inkuadruar në debat, Ardian Gjini nga AAK-ja tha se problemet e Kosovës janë më të thella se sa shihen. Ai tha se Kosova ka bërë gabime në hapa gjatë integrimit në BE.

Ndërsa sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, Kosova ka qenë më mirë para 7-8 vjetëve se sa sot.

Të gjitha këto deklarata janë bërë në tryezën “Si ta shndërrojmë MSA-në në një proces për reforma thelbësore në Republikën e Kosovës?” organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti i Prishtinës për Studime.

Exit mobile version