Site icon Telegrafi

Ymeri: Kosova e Ahtisarit u bë padrejtësisht

Lëvizja Vetëvendosje organizoi sot tribunë me temën “Plani i Ahtisaarit dhe tezat e Vetëvendosjes.

Deputeti Albin Kurti duke folur për mangësitë e Pakos së Marti Ahtisartit, tha se janë gjashtë padrejtësi themelore të pakos së Ahtisarit. E para sipas tij është privilegjet për pakicat serbe, trashëgimi kulturore qindra hektarë për Serb, e treta decentralizimi para sovranitetit, e katërta betonimi i kompetencave për drejtësi tek ndërkombëtaret dhe shuarja e TMK-së.

Ndërsa kryetari i Vetëvendosje Visar Ymeri, duke kujtuar protestën e 10 shkurtit të vitit 2007 dhe rënien e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, tha se me Pakon e Ahtisarit kompetencat për sovranitetin e Kosovës mbeten në duar të huaja, andaj sipas tij duke lënë punët tona ndërkombëtarëve, Kosova mbeti pa sovranitet, pa ushtri, pa zhvillim dhe në varfëri.

“Ne para 10 vjetëve kërkuam vetëm sovranitet. Pakoja e Ahtisarit u implementua dhunshëm duke vrarë protestues paqësor. Andaj, mungesa e sovranitetit është edhe mungesë e demokracisë. Kosova e Ahtisarit u bë padrejtësisht dhe Kosova ka hyrë në qorrsokak. Andaj, për këtë duhet të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës. Kosova është shteti më i zymtë botëror”, tha Ymeri.

Ndërsa profesori Sadri Fetiu duke kujtuar protestën e 10 shkurtit ka kërkuar zbardhjen e vrasjes së dy protestuesve.

Exit mobile version