Site icon Telegrafi

Ymeri: Kodi 383 pronë e Serbisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në një konferencë për media theksoi se kodi telefonik 383 nuk do të jetë pronë e Kosovës, por e Serbisë.
Ai tha thirrjet e Kosovës në Serbi do të konsiderohen si thirrje lokale.

“Kjo është e papranueshme sepse kjo marrëveshje e ka shkelur rëndë Kushtetutën e republikës së Kosovës. Vazhdimisht kanë thënë se primare është zhvillimi ekonomik, mirëpo për qeverinë primare është dialogu me Serbinë. Ky kod është i Telekomit shtetëror të Serbisë”, tha Ymeri, duke shtuar se Isa Mustafa dhe Edita
Tahiri e kanë nënshkruar marrëveshjen, por asnjëherë nuk e kanë bërë publike.

Ismet Hamiti, ekspert i kësaj fushe tha se kjo marrëveshje nuk arsyetohet dhe është rrezik për fushën e sigurisë dhe ekonominë. /Telegrafi/

Exit mobile version