Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në takimin që sot është mbajtur me Komisionin për Stabilizim Asociim në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se institucionet e BE-së nuk janë neutrale në dialogun e Kosovës me Serbinë, por janë neutrale vetëm ndaj statusit të Kosovës.
“Mendoj që dialogu edhe në nivel teorik dhe në nivel praktik, siç e shpjegoi deri diku edhe profesor Hamiti, ka kuptim nëse kemi një pajtueshmëri për dy gjëra. Cila është baza e dialogut, pra për çka bëhet dialogu, dhe e dytë është një pajtueshmëri në interpretim të fakteve. Po nuk i pat këto dyja dialogu është i pakuptimtë dhe këtu po referohem veçanërisht dialogut me Serbinë”, ka thënë Ymeri, përcjell KP.
“Nuk kemi pajtueshmëri në atë se kush po dialogun dhe fatkeqësia është se në këtë mos-pajtueshmëri tonën me atë se kush po dialogun edhe ndërmjetësuesi që do të duhet të ishte neutral në këtë çështje, fakt është neutral karshi statusit të njërit prej dialoguesve aty, që i bie praktikisht në realitetin në Kosovë është që nuk është deklaruar nëse Kosova është vend i pavarur apo jo. Po flas për institucionet e BE-së, për shkak të mos njohjes së pesë vendeve. Në këtë drejtim ky dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë është edhe dialog i padrejtë edhe dialog asimetrik”, tha ai.