Site icon Telegrafi

Ymeri: Ideja për qeveri gjithëpërfshirëse erdhi nga LDK-ja (Video)

Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Visar Ymeri ka thënë se PSD është kundër rrëzimit të Qeverisë Haradinaj për shkak të taksës, ndërsa sipas tij qeverinë gjithëpërfshirëse po e do LDK-ja.

Ymeri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ideja për një qeveri me bazë të gjerë është hedhur qysh moti nga LDK-ja.

“Ideja e një qeverie gjithëpërfshirëse, që do të duhej ta merrte përsipër dialogun me Serbinë dhe më pas ta dërgonte vendin në zgjedhje,  është ide e kamotshme e LDK-së. Por deri më tani nuk kemi parë ndonjë shtjellim konkret nga ana e drejtuesve të LDK-së”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i PSD-së ka thënë se ideja e ndryshimit të Qeverisë është e lidhur ngusht me taksën, pasi që ka qëndrime të kundërta nga subjektet politike.

“Ne përmes kryetarit Shpend Ahmeti kemi bërë të ditur se në asnjë mënyrë nuk pranojmë që Ramush Haradinaj të rrëzohet për shkak të taksës”, tha  Ymeri./Telegrafi/

Exit mobile version