Telegrafi

Ymeri flet për gjuajtjen me armë në PDK, kritikon Policinë e Kosovës! (Video)

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, ka deklaruar se organet e rendit dhe sigurisë janë duke neglizhuar rastin e gjuajtës me armë në selinë qendrore të PDK-së, ditën kur Hashim Thaçi është zgjedhur presidenti i Republikës në Kuvendin e Kosovës.
Ymeri ka thënë se institucionet e Republikës së Kosovës kontrollohet nga njerëz me qëllime politike, duke përmendur Thaçin dhe kryeministrin Isa Mustafën.

Sipas të parit të LVV-së, rastet flagrante të prishjes së rendit dhe qetësisë, të rrezikimit të sigurisë publike, siç ishte ai tek Selia qendrore e PDK-së, nuk pati asnjë reagim nga PK-ja.

“Aty jo që nuk ka trajtim të çështjes, por madje Policia as nuk shkon për ta verifikuar nëse kjo ka ndodhë. Ndërkohë që qartazi shihet përmes xhirimeve dhe fotografie që ka pasur të shtëna me armë”, ka thënë Ymeri. /Zëri/

https://youtu.be/j5wtUfjre3Y