Telegrafi

Ymeri: Fitër Bajrami tregon sa rëndësi ka solidariteti

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, Albin Kurti dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti vizituan Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Fitër Bajramit, ku u pritën nga myftiu Naim Tërnava.

Në urimin e tij për Bajram, Ymeri tha se kjo është një festë që tregon se çfarë rëndësie ka komuniteti dhe solidariteti brenda një shoqërie.