Site icon Telegrafi

Ymeri: Është shumë e rëndësishme dalja masive e qytetarëve në zgjedhje 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, pasi votoi për zgjedhjet lokale, tha se qytetarët duhet të votojnë në mënyrë masive, në mënyrë që vota të jetë sa më cilësore.

Ai ftoi qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme  që qytetarët e Republikës,  secili nëpër komunat e veta, sot ta shfrytëzojnë këtë të drejtë që e kanë, sa më masivisht, në mënyrë që edhe vullneti i tyre dhe zëri i tyre të shndërrohet në qeverisje e mirëqeverisje për komunat ku jetojnë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që dalja të jetë sa më masive, në mënyrë që vota të jetë sa më cilësore”, tha ai.

Exit mobile version