Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka bërë të ditur se ka takuar përfaqësuesen speciale të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova e cila ka marrë mandatin këtë shtator.
“E njoftova znj. Apostolova me situatën politike që po mbretëron në vendin tonë si dhe me qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! që lidhen me rrugën e Republikës së Kosovës drejt BE-së, dhe domosdoshmërinë e ndryshimit të kursit politik e qeverisjes në Kosovë, për ta vendosur atë në rrugë drejt sovranizimit dhe zhvillimit ekonomik, e drejt rritjes së mirëqenies e barazisë shoqërore për popullin e Kosovës”, ka shkruar Ymeri në Facebook. /Telegrafi/