Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në mbledhjen komemorative për aktivistin Astrit Dehari tha se është e vështirë t’i jepet lamtumira e fundit një njeriu që nuk u nda kurrë nga ne.
“Unë sot nuk kam se si të ju ngushëlloj, mund vetëm ta kujtojë bashkë me ju Astritin tuaj. Të dashur aktivistë të LVV-së, miq, dashamirë është vështirë të mblidhemi sot këtu për ti dhënë lamtumirën Astritit, këtë nuk mund ta bëjmë dot, nuk mund të ndahemi nga Astriti që nuk u nda kurrë nga ne, këtij njeriu nuk mund tia themi lamtumirën sepse njeriu i tillë nuk ikën kurrë”, tha Ymeri.
Ai shtoi se është e pamundur të gjejë një organizim të LVV-së ku Astriti nuk e kishte rolin kryesor.
“Astriti shumë herë u bë mendja dhe penda e shumë fjalimeve tona në Kuvend. Ishte solidar me secilin, i disiplinuar, ishte punëtor, i mençur, nuk zmbrapsej asnjëherë, nuk frikësohej”, theksoi Ymeri.
Ai shtoi se më 29 gusht Astriti u arrestua për herë të fundit, së bashku me Frashërin, Adean, Egzonin, Petritin e Atdheun pa asnjë provë, ua montuan rastin i akuzuan për terrorizëm.
“Ne nuk mund ta zëvendësojmë Astritin por do ta mëshirojmë atë, duke e bërë lëvizjen siç e deshi ai, shtetin, e kombin, e shoqërinë siç ishte ai. Drejtësia do të vendoset”, tha Ymeri./Telegrafi/