Telegrafi

Ymeri: Aleanca ka një program të qartë për zgjidhjen e situatës pas pandemike

Në emisionin ‘Debat Plus’, analistët politik kanë diskutuar për programet e partive.

Në një pjesë të emisionit ata janë ndalur tek pjesa e ekonomisë, sa i përket programit.

Analisti Visar Ymeri, tha se vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kanë premtime dhe zotime që janë të prekshme.

‘Me sa e kam pa në çështjet ekonomike vetëm PDK dhe AAK kanë premtime, zotime që janë më të prekshëm në kuptimin e numrave ose jo’, tha Ymeri.

Ymeri më tej e veçoi programin e AAK-se, ku tha se në programin e saj ka treguar ku do t’i marrin paratë që do t’i shfrytëzojnë̈ për situatën pandemike.

‘Te Aleanca e kisha bë njëfarë̈ dallimi se megjithatë në këtë pjesë nuk është se nuk kanë treguar ku i marrin paratë që i zotojnë me i përdor në këtë situatën emergjente të krizës ekonomike të pandemisë’, u shpreh ai.