Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ia ka dalë në mbrojtje Kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, duke thënë se ai po e mbron qytetin nga planet e Serbisë.
Sipas Ymerit, Bahtiri në kauzën e tij do ta ketë mbështetjen e të gjithëve.
Postimi i Ymerit në Facebook:
“Si Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk duam të ndërhyjmë tek raporti midis qytetarëve të Mitrovicës dhe udhëheqjes komunale, por do t’i japim mbështetje të pa rezervë Kryetarit Bahtiri në kundërshtimin që po i bën planeve të Serbisë për ndryshimin e kufijve kadastralë të Komunës së Mitrovicës. Në këtë kauzë ai duhet ta ketë mbështetjen e të gjithëve!”, ka shkruar Ymeri. /Telegrafi/