Ai nga disiplinori i FFK-së, është dënuar përjetë. Burime të gazetës brenda FFK-së, njoftojnë futbollisti, Ymer Statovci, i cili grushtoj gjyqtarin është dënuar përjetë që të mos luaj në Ligat e Kosovës.
Ndonëse lojtari ditë më parë ka deklaruar se ndihet i penduar për atë sulm, kjo nuk ka ndikuar të disiplinori që ka qenë i hekurt duke marr vendimin maksimal. Një dënim të rënd ka pësuar edhe Egzon Krasniqi, gjithashtu futbollistë i Kosovës (P). Ai nga disiplinori për pjesëmarrje në sulm u dënuar me 2 vjet ndalesë loje.
Të rikujtojmë se ndeshja, Flamurtari – Kosova e Prishtinës, i takonte javës së 3-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll. Ajo u ndërprerë vetëm pas 17 minutave, lojë, pasi që mysafirët grushtuan arbitrin Leutrim Mustafa, i cili më herët kishte akorduar penallti për Flamurtari. /Zëri/Telegrafi/