Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Yllka Kuqi, muajin e kaluar solli në jetë fëmijën e saj të parë, vajzën Luiza.
Artistja, e cila e ka ruajtur këtë pjesë me shumë fanatizëm, dje për herë të parë zbuloi portretin e foshnjës së porsalindur.
Ajo ka publikuar në llogarinë zyrtare, Instagram, një imazh pranë të bijës, i cili duket të jetë realizuar menjëherë pas ardhjes në jetë të saj.
“Nënë e Bijë”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotos, derisa duket në formë të mahnitshme pas lindjes.
Të shumta kanë qenë edhe urimet nga miqtë, kolegët e po ashtu edhe nga fansat e shumtë të saj.
Ky është fëmija i parë i Yllkës me bashkëshortin Astrit Pallaska, me të cilin është e martuar afro një dekadë.
Çifti tash e një kohë janë zhvendosur në Toronto për të jetuar, gjersa atje ka sjell edhe vajzën.
Në anën tjetër, Yllka javën e kaluar publikoi projektin e ri “Self Made Superstar” në bashkëpunim me Baby Brown dhe Cengiz Elmaz. /Telegrafi/