Këngëtarja e mirënjohur nga Gjakova, Yllka Kuqi, tashmë ka filluar një jetë të re thuajse krejtësisht ndryshe në Kanada.
Ajo në fillim të muajit shkurt u bë nënë për herë të parë, ndërsa po shijon çdo moment pranë vajzës dhe bashkëshortit të saj, Astrit Pallaska.
Ky i fundit ditën e sotme feston ditëlindjen dhe me këtë rast një dedikim emocional nuk ka munguar nga partnerja e tij shumëvjeçare.
Yllka ka ndarë me ndjekësit një fotografi pranë vajzës dhe Astritit, me anë të së cilës uron bashkëshortin duke thënë se Luiza është
‘dhurata e ditëlindjes’.
“Dhurata e ditëlindjes. Urime Dashuri, Të paqa përjetë, gëzuar për shumë vite të bukura bashkë”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos.
Të njëjtit janë të martuar për më shumë se një dekadë dhe këtë vit ata morën epitetin prindër.
Yllka përndryshe tash e një kohë ka lënë më anash aktivitetet muzikore, për t’u fokusuar më shumë në familjen e saj. /Telegrafi/