“Qysh ke mujt” është titulli i këngës më të re të Yllka Kuqit, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Yll Limani e ka shkruar tekstin e kësaj kënge, ndërsa për muzikën dhe orkestrimin është kujdesur Florent Boshnjaku.
Është një baladë që vjen me një interpretim të mrekullueshëm nga këngëtarja dhe padyshim se do të pëlqehet nga fansat e saj.
Sekuencë Studio është angazhuar për xhirimin e videoklipit me regji të Alban Selimajt.
Kënga e re vjen pas lajmit se këngëtarja dhe bashkëshorti i saj, muzikanti Astrit Pallaska, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. /Telegrafi/