Yllka Kuqi ka publikuar projektin e ri
“Jeton në mua”, titullohet kënga më e re këngëtares, të cilin e ka shoqëruar edhe me videoklip.
Kënga, e cila i dedikohet nënës, është nxjerr në treg pikërisht në ditën e femrës – 8 mars, transmeton Telegrafi.
Theksojmë se në video kanë marrë pjesë aktorë të tillë si Nexhmije Pagarusha, Leonora Jakupi, Fatos Kryeziu, Adriana Matoshi, Ylber Bardhi dhe Genc Prelvukaj.
Ndryshe, këngëtarja ka paralajmëruar edhe këngë të reja gjatë këtij viti, të cilat do t;i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=PKMqZP6awrE